Llojet e ushqimeve që duhet t'i hani këtë dimër

  • 16 January 2018 - 21:21
Llojet e ushqimeve që duhet t'i hani këtë dimër

Koha e ftohtë dimërore ndikon në shumë gjendje. Ndikon në ndryshimin e energjisë, metabolizëm dhe në lloje të caktuara të ushqimit. Për t'u siguruar se edhe gjatë dimrit do të jeni të shëndetshëm, konsumoni këto lloje të ushqimeve: PERIMET ME RRËNJË Perimet me rrënjë, si: karotat, panxhari apo rrepka, mbrojnë nga të ftohtët. Piqeni karotën për t'u furnizuar edhe me më shumë betakarotinë ose zieni rrepën që është e pasur me vitamina C e A. BOLLGUR ME PEMË Bollguri është shumë më tepër sesa kafjall i shpejtë. I ofron të gjitha nutrientet që nevojiten për periudhën e dimrit. Bollguri është i pasur me zink që është i rëndësishëm për funksionim të sistemit imun dhe fibrat që kujdesen për shëndetin e zemrës. SUPA Me siguri e keni gjetur se në këtë listë gjendet edhe mbretëresha e shijeve dimërore - supa. Qoftë nëse bëhet fjalë për supën e pulës apo atë me perime, kjo shujtë ju ngroh dhe do t'i tejkaloni temperaturat e ftohta të dimrit. KAÇJA Janë të mëdha gjasat të keni provuar lëngun apo çajin nga kaçja. Lëngu nga kaçja është zgjedhje përplot me antioksidues. 

(Kosova Sot)