LUFTOJENI KOLLËN NË MËNYRË NATYRALE DUKE PËRDORUR QEPËN

  • 17 January 2018 - 21:32
LUFTOJENI KOLLËN NË MËNYRË NATYRALE DUKE PËRDORUR QEPËN

Përderisa përbërësit në qepë janë të përsosur për të luftuar infeksionet respiratore, efektin e tyre mund ta forconi duke i kombinuar me ushqime të tjera.

QEPË DHE MJALTË

Kur përzieni nutrientet nga qepa me antibiotikët nga mjalti, sjellin një shurup të fortë natyral që ndalon irritimet në rrugët e frymëmarrjes. Përbërësit: 1 qepë, ½ e gotës mjaltë. Udhëzimet: Copëtoni qepën në pjesë të vogla dhe i vendosni në kavanoz prej qelqit. Pastaj, derdhni mjaltin në kavanoz. Sigurohuni që t'i mbulojë qepët. E mbyllni me kapak dhe e lini të qëndrojë për 12 orë në një vend të ftohtë dhe të errët. Si ta përdorni: Merrni një lugë shurup për kafjall. Merrni dy deri tri lugë në ditë. Konsumojeni në bazë ditore derisa të hiqni qafe kollën.

QEPË DHE ÇAJ NGA HUDHRA

Përzierja e qepës me hudhër në çaj të nxehtë ndihmon t'i shëroni irritimet në fyt. Plus, ndihmon te gëlbaza e tepërt që vjen si pasojë e kollës. Përbërësit: ½ e qepës, 1 thelb hudhre, 2 gota ujë. Udhëzimet: Copëtoni qepën dhe hudhrën. I vendosni në një enë me ujë dhe e vloni. Kur uji të fillojë të vlojë, reduktoni të nxehtit. E lini të qëndrojë për 2-3 minuta. Më pas, e hiqni nga zjarri. E lini të ftohet në temperaturë të dhomës derisa të jetë mjaftueshëm për ta pirë. E përzieni dhe e shërbeni.

QEPË, HUDHËR DHE LËNG KAROTE

Lëngu me qepë përmban vitamina, minerale dhe nutriente të tjera të rëndë- sishme. E forcojnë sistemin imun. Ndihmon në shërimin e kollës dhe infeksionet respiratore. Përbërësit: 1 qepë, 1 thelb hudhre, 2 kërcej selino, 1 karotë, 3 gota ujë. Udhëzimet: Pastroni përbërësit, i qëroni, më pas i preni në copëza të vogla. I vendosni në blender dhe ia shtoni ujin. I përzieni për disa minuta derisa të keni një pije të trashë. Si ta konsumoni: Pini një gotë për mëngjes. Më pas e pini një pasdite dhe një para se të shkoni në gjumë. E pini çdo ditë derisa kolla të shkojë.

QEPË DHE LËNG LIMONI

Qepa dhe lëngu i limonit është antibiotik natyral. Ndihmon në trajtimin e infeksioneve respiratore që e shkaktojnë kollën. Përbërësit: ½ e qepës, ½ e limonit të shtrydhur. Udhëzimet: Së pari, preni gjysmën e qepës dhe e shtrydhni. Pasi t'ia keni marrë lëngun, e përzieni me lëngun nga gjysmë limoni. Si ta konsumoni: Pini dy ose tre lugë të këtij lëngut për kafjall. Po ashtu, të njëjtën sasi mund ta konsumoni edhe pasdite. 

(Kosova Sot)