Tri mite për karbohidratet që duhet harruar përgjithmonë

  • 18 January 2018 - 20:32
Tri mite për karbohidratet që duhet harruar përgjithmonë

 humë njerëz që luftojnë me mbipeshën fajësojnë karbohidratet dhe provojnë ta kufizojnë sasinë e tyre në ushqim. Në fakt, karbohidratet janë shumë të dobishme dhe të domosdoshme për secilin person pa marrë parasysh kilogramët. Ekzistojnë disa mite për karbohidratet që gjithmonë duhet harruar:

MITI 1: PA KARBOHIDRATE, NUK KA MBIPESHË

Trupi ynë jeton sipas këtij principit: nuk ka karbohidrate, nuk ka energji. Pos kësaj, karbohidratet janë të rëndësishme për qelizat dhe sistemin imun. Prandaj, mungesa e karbohidrateve ndikon në pagjumësi dhe lodhje të shpejtë. Nëse hani më shumë se 100-130 g karbohidrate në ditë - mund të shkaktojnë mbipeshë.

MITI 2: MAKARONA DHE BUKË NDALOHEN

Buka nga kokrra e grurit me aditivë të ndryshëm në formë të farave, drithërave dhe arrave, si dhe makaronat kontribuojnë për shëndet të mirë.

MITI 3: TË GJITHA KARBOHIDRATET JANË TË NJËJTA

Disa njerëz nuk e kuptojnë se jo të gjitha karbohidratet janë njëjtë të dobishme. Pra, karbohidratet e thjeshta (perimet e ëmbla, pemë, mjaltë, buka e bardhë) kanë mundësinë që shpejtë të shndërrohen në yndyrë dhe kontribuojnë në nxitjen e urisë. 

(Kosova Sot)