SA TABLETA PARACETAMOL JANË SHUMË?

  • 22 January 2018 - 12:03
SA TABLETA PARACETAMOL JANË SHUMË?

Paracetamoli dhe ibuprofeni më së shpeshti përdoren për shërimin e dhimbjeve. Paracetamoli funksionon ashtu duke rregulluar sinjalet për dhimbje që vijnë deri në tru. Shpesh përdoret edhe për zbutjen e dhimbjeve të ndryshme, si te gripi, por edhe për rregullimin e temperaturës. Marrja e më shumë paracetamolit mund ta dëmtojë organizmin, sidomos është me rrezik për mëlçinë. Sasia e lejuar ditore e paracetamolit është 500 mg për të rritur, 1 deri 2 tableta, 3 deri 4 herë në ditë, e nuk guxoni ta kaloni dozën prej 4 gr (8 tableta) brenda 24 orësh. Dallimi në kohë midis marrjes së tyre duhet të jetë së paku katër orë. 

(Kosova Sot)