Trupi dërgon sinjale të qarta, këto janë simptomat e të thatit në lukth - Shëndetësia - Kosova Sot
Trupi dėrgon sinjale tė qarta, kėto janė simptomat e tė thatit nė lukth

Trupi dėrgon sinjale tė qarta, kėto janė simptomat e tė thatit nė lukth

Shumica e njerëzve mendojnë se ushqimi shkakton të thatin në lukth derisa të tjerët mendojnë se kjo vjen si pasojë e stresit. Por, jo gjithçka është ashtu. Nëse tashmë keni të thatin në lukth, është fakt se si zgjedhja e ushqimeve të dëmshme dhe stresi e përkeqësojnë gjendjen. Është e vërtetë se të thatin në lukth shumicën e rasteve e shkakton bakteri "Helicobacter pylori". Shkaktar në zhvillimin e të thatit të lukthit janë ilaçet e caktuara si dhe duhani. Simptomat e para të thatit në lukth:

DHIMBJE NË STOMAK

Pasi dhimbja në stomak shfaqet edhe te sëmundjet e tjera, zakonisht është dhimbje më ndryshe. Shfaqet pasi acidet nga lukthi sulmojnë indet në lukth duke bërë që i thati të jetë një plagë në lukth apo në zorrën e hollë.

DHIMBJE NË SHPINË OSE GJOKS

Të thatit në lukth nuk vjen vetëm si dhimbje në stomak. Kjo mund të lëvizë, e shpesh shfaqet si dhimbje në gjoks dhe shpinë, sidomos nëse acidet kanë depërtuar nëpër muret e zorrëve.

GJAK NË JASHTËQITJE

Për të thatin dihet se mund të shkaktojnë gjakrrjedhje, që më shumë dallohet në jashtëqitje, që është shumë i errët, pothuajse me ngjyrë të zezë. 

(Kosova Sot)

16 orë e 3 minuta më parë
25/02/18