Ekspertët e fitnesit flasin: Nuk keni nevojë të hani diçka para ushtrimeve

  • 17 February 2018 - 11:00
Ekspertët e fitnesit flasin: Nuk keni nevojë të hani diçka para ushtrimeve

Kur bëhet fjalë për të konsumuar para ushtrimeve, me sa duket nuk ka një përgjigje të qartë. Dhënia pas fitnesit dhe ushqimit ka filluar në vitin 1920 me studimin që ka treguar se konsumimi i karbohidrateve para ushtrimeve ju jep më shumë energji. Ky hulumtim ka krijuar një fondacion për një industri të brendeve të ushqimit për ushtrime, dhe nutrienteve, derisa ekspertët ofrojnë mendimin e tyre se si të merreni me ushtrime pa ndërhyrë në ushqim. Por, në 100 vjetët e fundit, hulumtimet kanë ndryshuar në mënyrë dramatike, dhe sasia e këshillave për të mirë të konsumuesve është e madhe. Viteve të fundit, hulumtimet kanë gjetur fakte se shkuarja në palestër me stomak të thatë do të shkrijë më shumë dhjam, sidomos nëse kjo ndodh në mëngjes. "Daily Mail Online" ka folur me ushtrues dhe nutricistë dhe ta ndajnë shkencën nga gojëdhë- nat. Nutriticisti Nikki Ostrower, pronar i "NAO Wellness", ka thënë: 'Nëse zgjoheni dhe vendosni të shkoni për ushtrime kardio apo dilni për vrap, nuk keni pse të hani diçka për t'i forcuar ushtrimet e kjo sjell edhe dobitë e veta".

(Kosova Sot)