Lëngu që eliminon lodhjen

  • 17 February 2018 - 17:45
Lëngu që eliminon lodhjen

Mungesa e konsumimit të vitaminave dhe aktiviteteve trupore gjatë muajve të dimrit janë disa nga shkaktarët e lodhjes që me vete sjell edhe një gjendje të përgjumur, plogështi dhe mungesën e energjisë. Nëse edhe ju jeni një nga këto viktima, lëngu nga portokalli dhe farat e lirit ju ndihmojnë që ta ktheni energjinë. Sheqernat e thjeshta për ngritje të shpejtë të energjisë nuk veprojnë më shumë se nga 15 deri 40 minuta. Ndikim afatgjatë ju ofron pikërisht portokalli në kombinim me vajin e lirit. Është i pasur me vitamina C, kalcium dhe acid folik, e vaji i lirit është që ta ngadalësojë depërtimin e sheqerit nga portokalli në gjakrrjedhje dhe kështu siguron krijim të barabartë të energjisë me orë të tëra. Ndihmon po ashtu edhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të mushkërive, e studimet e fundit mjekësore kanë vërtetuar se konsumimi i rregullt i vajit të lirit ul shtypjen e gjakut. Lëngun nga portokalli dhe vaji i lirit mund ta përdorni për çdo ditë, e përgatitja e tij është e lehtë dhe e thjeshtë. Përbërësit: 3 portokaj të qëruar, 1 lugë vaj liri, 1 dcl ujë të ftohtë. Përgatitja: Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe i përzieni mirë. Aty shtoni ujin, përzieni dhe lëngu është i gatshëm.

(Kosova Sot)