Këshilla natyrale për buzëqeshje Hollivudiane

  • 19 February 2018 - 17:31
Këshilla natyrale për buzëqeshje Hollivudiane

Për shumicën njerëzve është ëndërr të kenë dhëmbë të bukur e të bardhë. Në vijim ju paraqesim disa mënyra të thjeshta, që nuk e dëmtojnë smaltin. Nëse i përdorni rregullisht, dhëmbët do t'i zbardhni për disa nuanca, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

 

PASTË VENDORE PËR ZBARDHJEN E DHËMBËVE

Përzieni një lugë kurkumë me po aq sasi vaj kokosi dhe 2- 3 pika vaj të mentës. Përdoreni këtë përzierje njëjtë siç e përdorni pastën për dhëmbë. Kjo pastë kujdeset për smaltin tuaj, zbardh dhëmbët dhe freskon aromën nga goja. 

Image

 

PASTË NGA DREDHËZAT

Disa dredhëza të freskëta i shtypni me ndihmën e pirunit. Dredhëzat i përzieni me kripë deti, pastën e hidhni në brushë dhe pastroni dhëmbët. Më pas, shpëlani gjithë gojën. Për të mbrojtur smaltin, përsëriteni dy herë në javë. 

Image

 

VAJI I KOKOSIT

Aplikoni pak vaj kokosi në dhëmbë para se t'i pastroni me brushë, e lini të veprojë për 15-20 minuta, e më pas i pastroni me pastën për dhëmbë. Përsëriteni këtë 2 ose 3 herë në ditë. 

Image

 

LËVORJA E BANANES

Lëvorja e bananes përmban vitamina që shkrijnë gurët në dhëmbë dhe ndihmojnë për të pasur shkëlqim të bardhë të dhëmbëve. Brendësinë e lëvores së bananes fërkojeni në dhëmbë për pesë minuta, më pas i shpëlani në mënyrë të zakonshme. 

Image

 

LIMON PËR SHPËLARJEN E GOJËS

Kjo përzierje natyrale për shpëlarjen e gojës ndihmon të keni dhëmbë të bardhë dhe që frymën ta keni të freskët. Shtrydhni lëngun nga limoni dhe hidhni pak kripë. I përzieni bashkë dhe e shpëlani gojën pas pastrimit të dhëmbëve. Përdoreni këtë metodë për 2 ose 3 herë në javë.

Image

 

GJETHET E BORZILOKUT

Imtësoni dhe shtypni gjethet e borzilokut. Këtë pastë mund ta përdorni në vend të pastës së zakonshme për zbardhjen e dhëmbëve. Po ashtu, mund t'i fërkoni dhëmbët 5-10 minuta para se t'i pastroni dhëmbët. 

(Kosova Sot)