Detoksojeni trupin me ujë limoni dhe dredhëza

  • 20 February 2018 - 15:42
Detoksojeni trupin me ujë limoni dhe dredhëza

Mënyrat detoksuese të trupit janë gjithnjë e më shumë popullore derisa e inkurajojnë edhe stilin e shëndetshëm të jetës. Kur helmet të janë ndërtuar njëherë në trup, ato mund të shkaktojnë komplikime në sistemet tona vitale. Këto grimca udhëtojnë nëpër ajër dhe janë të pranishme në shumë ushqime. Sikur kjo mos të mjaftonte, ato mund të vijnë edhe nga produktet me kemikate që i përdorim si shprehi. Derisa organet në vazhdimësi i sekretojnë për t'i filtruar nga gjaku jonë, disa mbeten aty për ta rrezikuar shëndetin. Kjo edhe është arsyeja përse përdorimi i detoksuesve natyral është fondamental në ndihmën e eliminimit të këtyre helmeve. 

UJI I LIMONIT DHE DREDHËZAVE PËR TA PASTRUAR TRUPIN

Uji i limonit dhe dredhëzave është lëng që është i pasur me antioksidues, fibra dhe nutreinte tjera esenciale. Ato ndihmojnë në pastrimin e trupit kur të depërtojnë në gjakrrjedhje. Këta përbërës mbrojnë qelizat nga efektet e dëmshëm të helmeve si dhe ndihmojnë organet si mëlçia, veshkat dhe zorrët, që ta bëjnë punën e tyre. Ofrojnë shumë vitamina A, B dhe C. Këto janë vitamina të domosdoshme për të forcuar sistemin imun dhe parandalojnë inflamacionet dhe sulmet. Ky lëng ka një shërbim të madh me minerale esenciale që rregullojnë nivelin e elektroliteve në trup. Po ashtu stimulojnë edhe eliminimin e metaleve të rënda, përfshirë merkurin. Po ashtu, ky lëng rregullon lëvizje e zorrëve duke parandaluar kapsllëkun. Sasia e madhe me antioksidues që e hasim në dredhëza dhe limon ka efekt kundër kancerit. Po ashtu, pastron arteriet duke hequr lipoidet e dëmshme si dhe kolesterolin e keq. Pija përbën një burim të mirë të energjisë për trupin. 

SI MUND TA PËRGATISNI?

Uji i limonit dhe dredhëzave është pije freskuese që mund ta pini kurdo, sa herë që ndjeni nevojën për të pastruar trupin. Është i përbërë në mënyrë natyrale derisa nuk duhet ta përzieni me ëmbëltues apo sheqer.

Përbërësit: 6 dredhëza; 2 gota ujë (400 ml); Lëngun nga gjysmë limoni; 2 gjethe mente; Akull.

Përgatitja: Pastroni mirë dredhëzat dhe i shtypni. Ngrohni një gotë me ujë dhe kur të fillojë të vlojë, e hiqni nga pllaka e nxehtë dhe ia shtoni dredhëzat. E lini të qëndrojë për 15 deri 20 minuta, ose derisa të ftohet. Më pas, përzierjen e vendosni në procedues ushqimi bashkë me lëngun e limonit dhe tjetrën gotë të ujit. Kur të jenë përzier mirë, shtoni akull dhe e dekoroni me gjethet e mentës. Si ta konsumoni: Për ta detoksuar trupin, pini një gotë lëng si ky në stomak të thatë dhe e përsëritni edhe pasdite. E pini për rreth 8 deri 10 ditë, duke e kombinuar me ushqim me pak yndyrë dhe kalori. 

(Kosova Sot)