Ullinjtë -të gjelbër apo të zinj

  • 21 February 2018 - 08:20
Ullinjtë -të gjelbër apo të zinj

Shumica ndoshta nuk e dinë, por ullinjtë me ngjyrë të zezë janë në fakt vetëm më të pjekur apo ullinjtë e gjelbër tepër të pjekur. Ata kultivohen në nëntor dhe dhjetor, në krahasim me ata të gjelbër që kultivohen një apo dy muaj më herët. Sa më shumë të piqen ullinjtë, aq më shumë ndryshon ngjyra e tyre: nga e gjelbër deri te e kuqe e thellë, e më pas në radhë vijnë tone të errëta me ngjyrë vjollcë, përkatësisht ata që në fund i quajmë - ullinj me ngjyrë të zezë.

Ullinjtë e gjelbër kanë mish më të lëngshëm dhe më kompakt, e për nga shija janë më të freskëta dhe më të ëmbla. Ato të kuqe kultivohen në momentin e pjekjes, e të zezat mund të quhen si tepër të pjekura. Sa më të errtë të janë ullinjtë, mishin e kanë më të butë, derisa shija është më intensive dhe më e thartë. Ullinjtë me ngjyrë të zezë vajin e kanë me ngjyrë më të artë, me pak shije të hidhur, por vetë fryt, kur të jenë pjekur, kanë më pak antioksidues. Ullinjtë, të gjelbër dhe me ngjyrë të zezë, kanë antioksidues të shumtë. Disa studime kanë dëshmuar se kanë veti shëruese që parandalojnë zhvillimin e tumoreve të ndryshme. Kanë shumë vitamina, sidomos vitamina E, por edhe materie që ruajnë sistemin e gjakut. 

(Kosova Sot)