A mund të shkaktohet diabeti nga viruset?

  • 21 February 2018 - 08:24
A mund të shkaktohet diabeti nga viruset?

Viruset mund të nxitin të dy llojet e diabetit, tipin 1 dhe tipin 2, sepse përmbajnë proteina që e kopjojnë insulinën, sugjeron studimi i fundit. Njerëzit që vuajnë nga të dy format e diabetit kanë mungesë të hormonit të insulinës, porse shkaqet e tjera të sëmundjes nuk dihen. Hulumtuesit te "Harvard University" kanë gjetur fakte se katër lloje të viruseve prodhojnë proteina që e imitojnë insulinën, që çon te diabeti te njerëzit e ekspozuar nga mikroorganizmave. Ende nuk është e qartë nëse njerëzit mund të preken nga viruse të caktuara, por zbulimi jep fakte se viruset dhe mikrobet e tjera mund të luajnë një rol kyç në shkaktimin e diabetit e madje edhe në shkaktimin e sëmundjeve të tjera, pohojnë ekspertët që kishin marrë pjesë në këtë studim. Te diabeti tipi 1, që është sëmundje autoimune, trupi nuk i njeh qelizat e shëndetshme të insulinës, i sheh si pushtues dhe i sulmon. Rreth 30 për qind e sëmundjeve autoimune mendohet të janë gjenetike, përderisa pjesa tjetër prej 70 për qind besohet që shkaktohet nga faktorët ambiental, përfshirë helmet, ushqimin dhe infeksionet

(Kosova Sot)