Sa hudhër në ditë duhet të hani për ta luftuar kancerin?

  • 23 February 2018 - 08:14
Sa hudhër në ditë duhet të hani për ta luftuar kancerin?

Ë shtë dëshmuar se hudhra është masë e hatashme parandaluese kundër kancerit, por sa hudhra në fakt për çdo ditë duhet të konsumohet? Ekzistojnë rreth 200 lloje të ndryshme të kancerit me simptoma krejtësisht të ndryshme, por hudhra është midis preparateve më të mira për parandalimin e kësaj sëmundjeje të rëndë dhe vdekjeprurëse. Hudhra ka veti kundër baktereve dhe me sukses në trup i bllokon shfaqjen dhe rritjen e tumoreve të ndryshme. Po ashtu, parandalon substancat kancerogjene në trup dhe ul rrezikun nga sëmundjet që në trup shkaktohen nga predispozitat gjenetike. Mjekët theksojnë se hudhra është mbrojtje e shkëlqyeshme dhe masë parandaluese nga sëmundjet, e Organizata Botërore e Shëndetësisë përmendet se secili njeri çdo ditë duhet të konsumojë së paku një thelb hudhër ose të marrë 300 deri 1.000 mg hudhër në formë pluhur. 

(Kosova Sot)