Shmangia e konsumimit të mëngjesit shkakton shtim në peshë

  • 14 March 2018 - 09:46
Shmangia e konsumimit të mëngjesit shkakton shtim në peshë

Obeziteti ose mbipesha është kthyer në një problem global tashmë. Ushqimi jo i shëndetshëm është një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë gjë. Shpesh kemi dëgjuar edhe persona që nuk konsumojnë mëngjes, sepse thonë që nuk janë të uritur apo mëngjesi i shëndoshë. Në fakt është komplet e kundërta. Moskonsumimi i mëngjesit sjell shtim në peshë. Por si t’ja bëni që të filloni të konsumoni mëngjesin?

Në mëngjes nuk duhet të tregoheni dembelë. Ngrihuni shpejt nga gjumi, bëni disa ushtrime fizike dhe më pas konsumoni diçka. Nuk ekziston kot shprehja: “Në mëngjes ushqehu si mbret, në drekë si person i shtresës së mesme dhe në darkë si i varfër”.

Në momentin që ju do të shmangni mëngjesin do të filloni të shtoni disa kilogramë më shumë në peshë. Por problem nuk qëndron vetëm këtu. Kur ju nuk konsumoni mëngjesin do të ndiheni shumë të lodhur gjatë gjithë ditës dhe pa energji. Për më tepër do të ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës dhe herë pas here për të thyer urinë do filloni të konsumoni ushqime të përpunuara që nuk janë aspak të shëndetshëm për shëndetin tuaj. 

(Kosova Sot)