Këshilla e mjekes amerikane: Përzieni tre përbërës dhe parandalojeni kancerin

  • 16 March 2018 - 08:25
Këshilla e mjekes amerikane: Përzieni tre përbërës dhe parandalojeni kancerin

Mjekja Carolyn Anderson, për publikun ka dhuruar një recetë të thjeshtë me të cilën mund të parandalohet kanceri. Bëhet fjalë për përzierjen e tre përbërësve. Sipas saj, receta bazohet në traditat mijëra vjeçe në kulturën indiane, e këto janë dëshmuar edhe me hulumtimin e shkencëtarëve perëndimor. Anderson ka bërë të ditur se nëse i përdorni këta përbërës për çdo ditë, pothuajse nuk ka gjasa të prekeni nga kanceri. Deri te një studim i tillë ajo erdhi duke hulumtuar faktin se përse indianët nuk preken nga kanceri për dallim nga amerikanët. Ajo e kishte kuptuar se fshehtësia e shëndetit të tyre ishte - kurkuma. Receta është kjo: Përzieni ¼ e lugës së çajit kurkumë me ½ e lugës së çajit vaj ulliri. Në atë përzierje shtoni dhe pak piper të bluar. Të tre përbërësit i përzieni në gotë. Këtë përzierje mund ta konsumoni si të vetme, apo edhe mund ta shtoni në përbërës të ndryshëm, supë, gjellë dhe sallatë. Kurkuma është erëz me ngjyrë të verdhë, e substancat që i përmban kurkuma janë me fuqi të jashtëzakonshme. Nuk ka asnjë përbërës tjetër në botë që lufton më shumë inflamacionet se sa kurkuma.

(Kosova Sot)