Uleni shtypjen e lartë të gjakut në mënyrë natyrale

  • 16 March 2018 - 15:18
Uleni shtypjen e lartë të gjakut në mënyrë natyrale

Keni probleme e shtypjen e lartë të gjakut, por ende nuk e dini nëse duhet të filloni me tableta apo ta rregulloni atë? Nëse keni dyshime të ngjashme, lexoni se si në mënyrë krejt natyrale mund ta ulni shtypjen e lartë të gjakut. Ilaçet nga bimët janë qasje alternative në shërimin e gjendje të ndryshme, qoftë në pyetje ndonjë ftohje e zakonshme apo shtypja e lartë e gjakut. Ekzistojnë bimë që problemet i zgjedhin me rrënjë duke sulmuar shkaktarin e sëmundjes, derisa nuk shkaktojnë efekte të dëmshme anësore. Xhenxhefili: Xhenxhefili është përbërës shumë i rëndësishëm në shumë kuzhina tradicionale dhe atë jo vetëm për shijen e vet. Mund të përdoret në shumë mënyra, i papërpunuar, i thartë, i zier në çaj apo në gjellë. Zakonisht përdoret te pagjumësia, mundimet, gripi dhe ftohjet, reuma dhe shtypja e lartë e gjakut. Kurkuma: Kurkuma zakonisht përdoret në formë të pluhurit e është zbuluar që shëron shumë sëmundje. Është e suksesshme në shërimin e diabetit, artritit, e besohet se ka efekt kundër kancerit. Algat e detit: Algat e detit përdoren shumë në mjekësinë aziatike kundër ftohjes, gripit dhe rregullimin e shtypjes së gjakut.  

(Kosova Sot)