Shenjat që tregojnë se jeni të shëndetshëm

  • 18 March 2018 - 11:35
Shenjat që tregojnë se jeni të shëndetshëm

Përgjithësisht mendohet se pamja që keni është një tregues i anës tuaj shëndetësore. Në fakt përkufizimi i fjalës “shëndet” nuk është se varet shumë nga pamja. Në këtë artikull po ju listojmë disa shenja të cilat tregojnë se ju jeni plotësisht të shëndetshëm edhe nëse të tjerëve nuk i dukeni ashtu.

1. Hani kur keni uri dhe ndaloni kur ndiheni të ngopur

Sjellja në të ushqyer tregon menjëherë anomalitë që ju mund të keni në anën tuaj shëndetësore. Sipas specilaistëve një njeri i cili gëzon shëndet të plotë arrin të ushqehet kur ka uri dhe të ndalojë kur ndihet i ngopur.

2. Hani çdo gjë

Nëse ju keni një dietë të pasur atëherë ky është treguesi që ju gëzoni edhe një shëndet të mirë. Përgjithësisht njerëzit i shfaqin problemet shëndetësore duke ndryshuar mënyrën e tyre të të ushqyerit.

3. Mund të bëni ushtrime dhe të ndiheni mirë

Nëse ngjisni shkallë dhe nuk ndjeni lodhje pas këtij aktiviteti, atëherë kjo tregon se trupi juaj gëzon shëndet. Lodhja është faktori i cili manifestohet më së shumti nga njerëzit të cilët nuk kanë një shëndet të mirë fizik.

4. Përqafoni emocionet tuaja

Nëse ndiheni emocionalisht mirë dhe arrini të përjetoni të gjithë llojet e emocioneve atëherë ju jeni të shëndetshëm. Megjithatë ana emocionale nuk është një tregues i shëndetit tuaj fizik por i atij mendor.

5. Mund të zgjoheni pa vënë alarmin

Kërkimet kanë treguar se njerëzit të cilët arrijë të zgjohen pa patur nevojë për ndihmën e një alarmi përgjithësisht janë njerëz të shëndetshëm. “Nëse ju arrini të zgjoheni herët në mëngjes pa nevojën e një alarmi dhe të ndiheni të freskët, ky është një tregues i gjumit të mirë që ju po bëni,” shprehet doktoreshë Cindy Greyer, drejtuese mjekësore në spitalin e Mssachusetts USA.

6. Nuk ju zë gjumi menjëherë

Individët të cilët kanë një anomali shëndetësore përgjithësisht i zë gjumi sapo vënë kokën në jastëk. Zakonisht njerëzit e shëndetshëm kanë nevojë për 20 minuta që t’i marrë gjumi.

(Kosova Sot)