Sallata pranverore për pastrim të thellë të trupit

  • 18 March 2018 - 15:26
Sallata pranverore për pastrim të thellë të trupit

Pas ditëve të ftohta, përfundimisht pranvera po na buzëqesh. Ditët janë më të gjata dhe më të ngrohta, por, përkundër ditëve të mira që po na presin, shumë njerëz ndjejnë lodhjen dhe dhimbjet e kokës, e disa kanë telashe me tretjen. Kjo vjen si pasojë e pakësimit të konsumimit të pemëve dhe perimeve gjatë ditëve të dimrit. Prandaj, me rëndësi është ta nxitni metabolizmin dhe ta pastroni trupin nga helmet e grumbulluara, e pranvera është koha ideale për ta bërë këtë.

Përbërësit:

2 gota fasule të bardhë të zier, Gjysmë kokë sallatë të gjelbër, 1 spec të kuq të freskët, 1 avokado. Për salcë: ¼ e gotës vaj ulliri, 1 thelb hudhër, lëngun e shtrydhur nga gjysmë limoni, rrënjë xhenxhefili, 1 lugë kripë nga Himalajet, gjysmë lugë kurkumë pluhur. Për shije: 1 lugë fara susami. Përgatitja: Një ditë më herët, fasulen e lini e lini në ujë gjatë natës. Përgatitni salcën për sallatë - përzieni vajin, lëngun e limonit, kripën dhe kurkumën, imtësoni xhenxhefilin dhe hudhrën e bluar. Përzieni dhe i lini që të qëndrojnë të mbuluara. Fasulen e mbuloni me ujë dhe e zieni për 2 orë. Pastroni dhe thani sallatën e gjelbër dhe specin e kuq, avokadon e qëroni. Sallatën e gjelbër e preni në shirita, e po ashtu edhe specin e kuq de avokadon. Krejt përbërësit i vendosni në një enë më ët madhe dhe hidhni salcën.  

(Kosova Sot)