USHQIMET SEZONALE PËR SECILIN MUAJ, QË JU MBAJNË TË SHËNDETSHËM GJATË KREJT VITIT

  • 19 March 2018 - 08:23
USHQIMET SEZONALE PËR SECILIN MUAJ, QË JU MBAJNË TË SHËNDETSHËM GJATË KREJT VITIT

Nutricistja Madeleine Shaw sjell ushqimet më të mira për t'i konsumuar për secilin muaj 

JANAR: LULELAKRA

Lulelakra përmban antioskdiues që nevojiten për muajt e ftohtë, pasi veprojnë si përbërës kundër inflamacioneve. Ndihmojnë në ndërtimin e sistemit imun të shëndetshëm

Image

 

SHKURT: PANXHARI

 

Image

 

Panxhari ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut falë përmbajtjes natyrale me nitrate

MARS: ALGA DETI

 

Image

 

Ka me mijëra bimë të ndryshme në oqean, disa janë të shëndetshme. Algat e detit në veçanti posedojnë shumë kalcium, hekur, magnez dhe mangan.

PRILL: VEZËT

 

Image

 

Vezëve shpesh ju referohen si multivitaminë natyrale. Përmbajnë kolagjen, që parandalon plakjen e lëkurës.  

MAJ: SALMON

Image

 

Jo vetëm se ka shije të mirë kur gatuhet, por salmoni është ushqim i shëndetshëm. Përmban aminoacide omega 3, që forcojnë membranat e qelizave të lëkurës. 

QERSHOR: BORONICA

Image

 

Boronicat janë të mbushura me antioksidues, përfshirë antocianinë dhe fitokemikate, mbrojnë nga dielli dhe ndotjet e ajrit.  

QERSHOR: HUDHËR

Image

 

Hudhra përmban vitamina C, B1, B6 dhe minerale si kalcium, kalium, bakër, mangan dhe selen. 

GUSHT: BUTAK

Image

 

Butakët janë ndër burimet më të mira për vitamina B12. Kjo vitaminë është esenciale për të pasur lëkurë të bukur dhe është kyçe në riparimin e qelizave të lëkurës

SHTATOR: LAKRA JESHILE

 

Image

 

Nga të gjitha perimet me gjethe të gjelbër, lakra jeshile është mbretëresha. Përmban vitamina, minerale, fibra, antioksidues. Përmban edhe vitamina C. A dhe K1.

TETOR: GOCË DETI

Image

 

Ekstravagante dhe shumë ushqyese, në 100 gramë furnizojnë sasinë ditore me zink. Po ashtu, përmbajnë sasi të madhe me vitamina B12 dhe D.

NËNTOR: SHAFRAN

Image

 

Shafrani përmban përbërësit kurkuminoide, që kanë efekt të fortë kundër inflamacioneve dhe janë antioksidues i fortë. 

DHJETOR: KAKAO E PAPËRPUNUAR

 

Image

 

Kakao e papërpunuar është e pasur me fibra, hekur, magnez, bakër dhe mangan. Përmban sasi të madhe me antioksidues, që e mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e diellit.