DOBËSOHUNI DHE PASTROJENI ORGANIZMIN

  • 19 March 2018 - 08:42
DOBËSOHUNI DHE PASTROJENI ORGANIZMIN

Miliona njerëz në mbarë botën ditën e fillojnë me një gotë çaj të ngrohtë. Disa me sheqer, disa pa të, disa përdorin çajin e gjelbër, e disa atë të zi, por jo të gjithë dinë për përdorimin e çajit të gjelbër. Ndoshta nuk keni dëgjuar për "dietën me çaj" - dietën me çaj të gjelbër dhe qumësht. Dieta me qumësht dhe çaj të gjelbër është popullore midis atyre që duan të humbin në peshë dhe më pas ta ruajnë peshën. Për një ditë me këtë dietë mund të humbni prej 0,5 deri 2 kilogramë. Këtë dietë preferohet ta aplikoni një ditë, dhe atë vetëm dy herë në muaj. Receta: 1,5 litra qumësht pa yndyrë, 2 lugë çaj të gjelbër. Në qumështin e zier dhe të ftohur shtoni çajin e gjelbër. E mbuloni dhe e lini për 20 minuta. Më pas e procedoni dhe e pini. Gjatë ditës e pini këtë çaj dhe atë çdo dy orë nga një gotë.

(Kosova Sot)