Pesë ditë kishte konsumuar vetëm pemë, i ndodhën gjëra të pabesueshme

  • 19 March 2018 - 15:26
Pesë ditë kishte konsumuar vetëm pemë, i ndodhën gjëra të pabesueshme

Një paciente ishte ankuar shumë për mbipeshën, derisa idetë për dietë i kishte konsideruar qesharake. Nuk kishte besuar se dikush mund të ushqehej ashtu. Më pas, kishte vendosur ta bënte ndryshimin. Amanda Montel, gazetare nga Los Anxhelosi kishte kërkuar një mundësi për jetë më të mirë. Pesë ditë, siç ajo thotë, kishte konsumuar vetëm pemë, e kjo është përvoja e saj:

Ditën e parë, kishte këtë meny: Kafjalli: 'Smoothie' me tri banane, boronica, hurma dhe qumësht kokosi. Zamra: 1 grusht kajsi të thata. Dreka: 2 tepsi të mëdha me sallatë pemësh (banane, rrush të thatë dhe fruta mali). Zamra: 1 grusht fik të thatë. Darka: 1 tepsi me avokado, tranguj, domate, të erëzuar me vaj ulliri, limon. Desert: 1 qese me badem. Të gjitha ditët i kishte të njëjta, kështu që nuk ka nevojë për detaje të njëjta. Atë që e kam vërejtur është se të gjithë më kanë pyetur dy pyetje: "Vallë nuk po vdes nga uria" dhe "Sa herë ke shkuar sot në tualet"?. Në të dyja pyetjet jam përgjigjur me;: "Në fakt, nuk jam e uritur. Uria nuk ishte problem, besoni apo jo. Kjo dietë nuk kufizon sasinë e porcioneve. 

(Kosova Sot)