Sallatë me lakër jeshi le, për gjëndra tiroide të shëndetshme

  • 19 March 2018 - 17:16
Sallatë me lakër jeshi le, për gjëndra tiroide të shëndetshme

Lakra jeshile është e pasur me vitamina A, prandaj është ideale për shëndetin e gjëndrave tiroide, gjëndrës më të rëndësishme në trup që ndikon në punën e të gjitha organeve. Shtoni lakrës jeshile edhe disa përbërës të tjerë dhe do të keni një sallatë mega të shëndetshme, përkatësisht një 'bombë' energjike që kontribuon në punën e gjëndrave tiroide. Përbërësit: 1 lugë mjaltë, 1 sasi lakër jeshile, 1 avokado të copë- tuar, 1 lugë kripë deti, 1.5 lugë lëng limoni, 1 lugë alga deti, ¼ e gotës karotë të copëtuar, ¼ e gotës fara të përzhitura të lulediellit, ¼ e gotës vaj ulliri, ¼ e gotës ujë dhe ¼ e gotës rrush të thatë. Përzieni mjaltin, vajin e ullirit, lëngun e limonit, kripën dhe përzieni derisa të keni një masë unike, salcën për sallatë. Në enë hidhni lakrën jeshile, karotën dhe algat e detit. E lagni me salcën e përgatitur dhe e lini që të qëndrojë për një orë. Më pas shtoni avokadon, farat e lulediellit dhe rrushin e thatë.

(Kosova Sot)