SUPA QË SHKRIN DHJAMIN, E PËRCJELLË ME DIETËN PËR SHTATË DITË

  • 19 March 2018 - 23:55
SUPA QË SHKRIN DHJAMIN, E PËRCJELLË ME DIETËN PËR SHTATË DITË

Nuk është magji apo ndonjë lloj marifeti, thjesht është një përzierje e përbërësve që ndihmojnë në detoksimin e trupit që e shndërrojnë atë në një supë depurative dhe diuretike. Natyrisht, kjo supë duhet të shoqërohet me ushqim të shëndetshëm. Nëse e përcillni këtë dietë, do të humbni në peshë për pak kohë, në mënyrë të shëndetshme. Megjithatë, kjo dietë nuk guxon të aplikohet më shumës se shtatë ditë, përndryshe mund të jetë e rrezikshme. Nga ana tjetër, nëse lini një javë pauzë në mes, mund ta vazhdoni pa kurrfarë problemi për të arritur peshën tuaj ideale. 

PËRBËRËSIT:

6 qepë të mëdha, 2 speca, 1 grusht selino, 6 domate mesatare, Lakër ose lakër jeshile, 1 supë pule, 1 sasi kripë.

PËRGATITJA E SUPËS:

Së pari, një enë me ujë e vendosni në pllakë dhe prisni derisa të vlojë. Derisa të vlojë uji, shpëlani dhe copëtoni të gjitha perimet. Kur uji të ketë bluar, vendosni të gjitha perimet në ujë dhe lini të zihen. Kur të jenë zbutur nga zierja, supën mund ta ruani në frigorifer deri në një javë. Supa mund të konsumohet e ngrohtë apo e ftohtë.

SI DUHET TA KONSUMONI:

Kur të jetë përgatitur, është koha ta konsumoni supën. Dieta zgjat shtatë dietë dhe regjimi në ushqim është si vijon: Dita 1: Konsumoni supë gjithë ditën + fruta sezonal, aq sa të dëshironi (me përjashtim të bananeve). Mund të pini çaj dhe kafe pa sheqer. Dita 2: Konsumoni supë gjatë gjithë ditës + hani aq perime sa dëshironi. Dita 3: Konsumoni supë gjatë gjithë ditës + si dhe pemë e perime sa të keni dëshirë. Dita 4: Konsumoni supë gjatë gjithë ditës + banane dhe qumësht të skremuar. Dita 5: Konsumoni supë njëherë në ditë + mish të bardhë (mish pule pa lëkurë) + 6 domate mesatare me origano dhe kripë. Dita 6: Konsumoni supë njëherë në ditë + mish të zier apo në skarë, pa yndyrë, perime sipas dëshirës, të ziera apo në avull. Sot është dita e mishit dhe perimeve. Dita 7: Konsumoni supë njëherë në ditë + oriz si dhe sa të dëshironi pemë dhe perime. 

(Kosova Sot)