Përshpejtojeni metabol izmin me ndihmën e këtyre pijeve

  • 20 March 2018 - 14:05
Përshpejtojeni metabol izmin me ndihmën e këtyre pijeve

KEFIR ME ERËZA

Për ta përgatitur, nevojitet që në pak zefir të shtoni 1 lugë kanellë, 1 lugë mjaltë xhenxhefil të bluar. Të gjithë përbërësit i përzieni dhe pija është e gatshme. Kefiri është i mirë për tretje, promovon punën aktive të lukthit dhe heqjen e helmeve. Pija sugjerohet 2 herë në ditë - në mëngjes në lukth të thatë dhe në mbrëmje.  

MOLLË ME KANELLË

Për këtë pije, një mollë e copëtoni në pjesë të holla dhe e mbushni me 300 ml ujë. Më pas, shtoni 10 lugë kanellë të bluar. Kanella njihet për funksionet e veta - përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në shkrirjen e yndyrave. Përbërësit t'i lini 2 orë para se t'i konsumoni. E pini para gjumit. 

LËNGU ME MJALTË

Mjalti dhe kanella janë çift i hatashëm për humbjen në peshë. Merrni gjysmë lugë kanellë të bluar dhe e tretni në një gotë me ujë. Kur uji me kanellë të ketë vluar, e mbuloni dhe e lini për gjysmë ore. Shtoni mjaltin dhe përzieni. E pini 2 herë në ditë - në lukth të thatë në mëngjes dhe para gjumit

(Kosova Sot)