Ushqimet që e nxitin trupin t'i shkrijë kaloritë

  • 20 March 2018 - 15:48
Ushqimet që e nxitin trupin t'i shkrijë kaloritë

Ushqimet me "ekuilibër negativ të kalorive" nuk ekzistojnë, por ekzistojnë ushqime që përdoren çdo ditë. Këto janë ushqime me indeks të ulët glikemik, me përmbajtje të lartë me fibra, që prodhojnë ndjenjën e ngopjes, duke pakë- suar dëshirën për ushqim. Pemët, perimet dhe bimët shëruese që gjenden në listën e këtyre ushqimeve me ekuilibër negativ të kalorive janë sidomos të pasura me vitamina dhe minerale. Këto ushqime e përmirësojnë metabolizmin dhe prodhimin e enzimave dhe kështu aktivizojnë aftësinë e trupit për ta shkrirë dhjamin. Në këtë listë gjenden këto ushqime: Perimet: - Shparguj, borania, rrepa, lakra jeshile, lakra, karota, selino, rrepka, trangujt, bizele, presh, sallatë, çikore, spinaq, domate. Pemë: - Mollë, mjedra, boronica të kuqe, grejpfrut, limon dhe lime… Erëza dh bimë shëruese - kanellë, karafili, anis, specat pikant, koriander, farat e lirit, hudhër, xhenxhefil, qepë dhe kopër. Këto ushqime ndikojnë në: - Përmirësimin e metabolizmit; - Shtojnë energjinë; - Stabilizojnë sheqerin në gjak; - Përmirësojnë tretjen dhe pastrojnë zorrën e trashë. - Pastrojnë mëlçinë.

(Kosova Sot)