6 USHQIME QË PARANDALOJNË FORMIMIN E GURËVE NË TËMTH

  • 20 March 2018 - 18:00
6 USHQIME QË PARANDALOJNË FORMIMIN E GURËVE NË TËMTH

Për të parandaluar dhe për ta luftuar formimin e gurëve në tëmth, është esenciale që të konsumoni ushqime të pasura me fibra

KOKRRAT E GRURIT

 

Image

 

Ushqimi i pasur me fibra ndihmon në eliminimin e yndyrave dhe të gurëve në tëmth. Është esenciale që njëherë në ditë të konsumoni ushqim nga kokrra e grurit. Kur të kalojnë nëpër zorrë, fibrat kapin lëngjet e tepërta që janë liruar dhe i eliminon. Midis ushqimeve që duhet t'i konsumoni janë: Krundet e grurit, Orizi i vrugët, Tërshëra.

HIKËRRORI

 

Image

 

Konsumimi i hikërrorit po ashtu parandalon formimin e gurëve në tëmth. Plus, nivelin e yndyrave në trup e mban të paktë, kjo pasi është i pasur me fibra të patretshme. Hikërrori na furnizon me vitamina B dhe E dhe është burim i shkëlqyer për minerale. Nëse jeni adhurues i bukës, hikërrori është një zëvendësim i shkëlqyeshëm.

AGRUMET

Image

 

Agrumet përmbajnë përbërës që stimulojnë hedhjen e lëngjeve shtesë si dhe luftojnë gurët në tëmth. Kjo edhe është arsyeja përse ata duhet të përfshihen në ushqimin tuaj të përditshëm. Po ashtu, agrumet përmbajnë pektinë. Kjo është një tjetër substancë që është e domosdoshme për eliminimin e gurëve në tëmth. Gjithmonë përcaktohuni për lëngje të shtrydhura, jo për të blera.

USHQIMET E PASURA ME LECITINË

Image

 

Ka komponent të ndryshëm në ushqime, si lecitina për shembull, detyra e të cilës është parandalimi i formimit të gurëve në tëmth. Kur kjo komponent nuk është në ushqime në sasinë e duhur, shfaqen gurët në tëmth. Duke konsumuar ushqimet e pasura me këtë komponent ulni rrezikun për formimin e gurëve. Ushqimet e tilla janë: Arrat, Soja, Lentet, Bizelet.

ARTIÇOKU

Image

 

 

 

Artiçoku është një tjetër ushqim që lufton gurët në tëmth. Përmirëson edhe shëndetin në mëlçi falë përbërësit cinarinë. Cinarina është komponent që kontribuon në stimulimin dhe përmirëson kapacitetin dhe funksionimin e mëlçisë. Nëse preferoni diçka më të thjeshtë: Përbërësit: 1 artiçok, 4 gota ujë (1 litër). Përgatitja: Pastroni mirë artiçokun. Në një enë hidhni ujin e ftohtë dhe artiçokun. E lini gjatë natës. Ditën tjetër, e përzieni ujin dhe e pini gjatë ditës.

RRUSHI DHE BORONICAT

Image

 

Rrushi dhe boronicat janë të pasura me resveratrol, komponent me indeks të lartë me antioksidues që lufton dëmet që shfaqen si pasojë e gurëve në tëmth. Në rast se jeni duke ndjekur një tretman në lidhje me këtë problem, resveratroli ndihmon me rikuperimin. Hani rrush dhe boronica të freskëta.