Provojeni recetën nga pema ekzotike që parandalon rënien e flokut

  • 20 March 2018 - 18:09
Provojeni recetën nga pema ekzotike që parandalon rënien e flokut

S ecili mundet të ketë probleme me flokun, është vështirë kur floku bie përkundër përdorimit të prodhimeve të ndryshme për të cilat ekspertët thonë se e parandalojnë rënien. Për fat të mirë, ekzistojnë ilaçe shtëpiake që mund t'i provoni pa frikë se do ta përkeqësojnë problemin. Tretmani që vlen ta provoni është me përdorimin e gjethes së guavës. Guava njihet si pemë e ëmbël ekzotike nga Meksiko. Përmban vitamina C, vitamina A, fibra, kalium dhe likopen. Për personat që humbin flokun, gjethja e guavës mundet ta shtojë volumin e flokut

PËRBËRËSIT:

Një grusht gjethe nga guava; Një litër ujë; Enë për zierje. 

PËRGATITJA:

 Në enë derdhni ujin. Kur uji të ketë vluar, shtoni gjethet e guavës. Gjethen e lini në ujë të vluar për 20 minuta, më pas procedoni. Lëngu le të ftohet para aplikimit në flokë. Flokun e shpëlani para përdorimit dhe e thani. Duke bërë masazh aplikoni përzierjen në flokë. E lini të veprojë për dy orë, më pas e shpëlani flokun si zakonisht, por, mund ta lini edhe gjatë gjithë natës.