Dieta që ishte hit para 100 vjetësh, përsëri në fokus

  • 21 March 2018 - 13:11
Dieta që ishte hit para 100 vjetësh, përsëri në fokus

E kspertët botërorë nga fusha e nutricizmit ishin të mahnitur kur vitin e kaluar kanë kuptuar se një trend në ushqim që nga fillimi i shekullit XX, po përhapet me të madhe. Këshillat sugjerojnë që secila shujtë duhet të jetë kombinim me karbohidrate, proteina dhe yndyra të shëndetshme. Ky plan propozon që secila shujtë ose gjithë ditën ta kufizoni në konsumimin e një llojit të ushqimit, trasmeton gazeta Kosova Sot

SI FUNKSIONON KJO DIETË?

Rregulli primar është që të hani vetëm një grup të ushqimit në një shujtë. Ata që e kanë aplikuar këtë dietë pohojnë se sistemi tretës është në mënyrë maksimale efikas, e trupit tuaj i nevojiten më pak porcione se sa zakonisht. Ky plan po ashtu nxit konsumimin e pemëve, perimeve dhe drithërave si burim kryesor gjatë ditës, e këshillohet edhe kufizimi i proteinave, niseshtesë, yndyrave dhe ushqimeve të përpunuara. Po ashtu, këshillohet të keni katër orë pauzë pas secilës shujtë. Dieta është e fokusuar në shtimin e konsumimit të ushqimeve me prejardhje bimore, kufizon prodhimet e rafinuara nga shtazët.

(Kosova Sot)