Stomak të rrafshët deri në verë

  • 21 March 2018 - 17:03
Stomak të rrafshët deri në verë

Me një gotë lëng si ky do ta zgjoni metabolizmin tuaj në mëngjes dhe do të kontribuoni që stomaku juaj deri në verë të jetë i rrafshët. Pranvera tashmë është këtu dhe është koha e fundit të ndërmerrni diçka serioze për të humbur në peshë. Ju sjellim një recetë me karotë, e organizmi do t'ju falënderohet.

PËRBËRËSIT:

- Dy karota të copëtuara dhe të prera, - 1/2 banane, - 1 gotë qumësht të sojës, - 1/2 e lugës proteina çokollate, - Një grusht rrush të thatë pa fara, - 1/2 e lugës kanellë, - Pak arrëmyshku të bluar, - Pak karafil të bluar.

PËRGATITJA:

Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe i përzieni mirë. Praktikoni që kjo përzierje të jetë shujta e parë sa më shpesh dhe shpejtë i vëreni rezultatet.

(Kosova Sot)