Dieta me antioksidues që ndihmon të humbni në peshë dhe ta forconi sistemin imun

  • 22 March 2018 - 08:24
Dieta me antioksidues që ndihmon të humbni në peshë dhe ta forconi sistemin imun

Që të gjithë e dimë se ushqimi i shëndetshëm i pasur me antioksidues është më i miri për neve, por a mundet vërtet të asistojë për humbjen në peshë? Një shkencëtar nga Australia pohon se ai ka zbuluar një dietë me antioksidues që mundet t'u ndihmojë njerëzve të humbin kilogramët shtesë, derisa e forcojnë nivelin e sistemit imun. Dr. Vincent Candrawinata, që prodhon antioksiduesit më të fuqishëm nga mollët australiane, ka thënë se ka shumë dobi nga dieta që ai e quan ''The Renewal Diet''. 'Antioksiduesit janë të rëndësishëm për shëndetin në përgjithësi dhe për mirëqenien', ka thënë Dr. Candrawinata. 'Antioksiduesit udhëtojnë përmes trupit duke eliminuar radikalet e lira [tymin dhe ndotjen]. Radikalet e lira dëmtojnë qelizat tona që mund të dërgojë në zhvillimin e sëmundjeve kronike dhe disa gjendjeve të tjera si kanceri, kështu që është me rëndësi të konsumojmë sa më shumë antioksidues që është e mundur', ka shtuar ai. 'Për fat të keq, ne nuk konsumojmë sasi të mjaftueshme me antioksidues për të vazhduar me nevojat për restaurimin e qelizave dhe për ripërtëritjen e qelizave. Ne kemi nevojë për antioksidues më shumë se kurrë tani. Ndotja e ambientit, mungesa e gjumit, ushqimi me cilësi jo të mirë, alkooli dhe ndotjet, të gjitha këto dëmtojnë qelizat tona', thotë ai. Dr. Candrawinata thotë se kjo dietë inkurajon njerëzit të konsumojnë sa më shumë fruta të freskët dhe boronica, të cilat janë shumë të pasura me antioksidues dhe me suplemente me rutinën e tyre ditore me 'Activated Phenolics' një pluhur i krijuar ky nga "Renovatio" - një kompani që ai e ka themeluar. 'Me fjalë të tjera, ''The Renewal Diet'' ndihmon njerëzit të ruajnë dhe përtërijnë qelizat e tyre, duke e përkrahur shëndetin e tyre dhe duke reduktuar rrezikun nga sëmundjet kronike", shpjegon ai. 'Po ashtu, përkrah edhe humbjen në peshë dhe rrit nivelin e energjisë', ka shtuar ai. 'Derisa jemi rritur gjithnjë na kanë thënë, 'hani një mollë në ditë dhe mjeku nuk jua sheh sytë', dhe ka të vërtetë në këtë. Antioksiduesit fenolik në mollë bëjnë gjëra të mahnitshme në trupin e njeriut, duke e mbrojtur organizmin nga inflamacionet dhe mutacionet e qelizave. Dr. Candrawinata beson se dieta e përpiluar nga ai është zgjedhja më e mirë për shëndet dhe për të qëndruar në formë. 'Ka shumë dieta në treg që inkurajojnë njerëzit të ushqehen dëmshëm, gjë që e dëmton shëndetin dhe njerëzit', ka thënë ai. 'Unë kam dashur të krijojë një dietë që do t'u ndihmonte njerëzve që të humbin në peshë derisa ruajnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre'.

(Kosova Sot)