Luftojeni mbipeshën me pluhurin magjik, që ju hollon për 13 kg në muaj

  • 22 March 2018 - 18:30
Luftojeni mbipeshën me pluhurin magjik, që ju hollon për 13 kg në muaj

Humbja në peshë me të madhe varet në mënyrën si e kombinoni ushqimin. Personat që ishin pjesëmarrës në këtë studim ishin të ndarë në dy grupe. Në secilin grup kishte nga 44 femra me mbipeshë. Femrat nga të dyja grupet për tre muaj kishin konsumuar ushqim të shëndetshëm dhe kanë konsumuar më pak se 500 kalori në bazë ditore. Erëzat kanë bërë dallimin në grupet e caktuara. Grupi i parë kishte marrë tre gramë qimnon pluhur, në kombinim me 140 gr jogurt. Nga ana tjetër, grupi tjetër kishte marrë të njëjtën sasi të jogurtit, por pa qimnon. Në fund, studimet kanë treguar se si femrat nga grupi i parë, që kishin marrë jogurt dhe qimnon, kishin humbur 6 kilogramë në krahasim me grupin tjetër. Për çudi, grupi i parë kishte humbur shumë më shumë yndyrë në krahasim me grupin tjetër. Grupi i parë kishte humbur 14,64 për qind, derisa grupi tjetër kishte humbur vetëm 4,91 për qind nga sasia e yndyrës.

(Kosova Sot)