MAJDANOZI SHËRON INFLAMACIONET

  • 23 March 2018 - 09:32
MAJDANOZI SHËRON INFLAMACIONET

Majdanozi është shumë shërues. Ka efekte të forta kundër inflamacioneve, kundër gripit, ftohjes, inflamacionit të fytit dhe shfaqjes së artritit. Vajrat eterike që i përmban mbrojnë nga kanceri, e sipas studimeve sidomos mbron nga kanceri i mushkërive. Majdanozi përmban dy herë e gjysmë më shumë vitamina C sesa limoni. Kjo vlen për gjethet e tij, derisa rrënja e majdanozit ka katër herë më pas vitamina C sesa gjethet. Gjethet e saj janë të pasura me vitamina A, vitamina të grupit B, vitamina K, derisa majdanozi përmban shumë minerale si kalium, magnez, kalcium, fosfor dhe hekur. 

(Kosova Sot)