Dëgjimi i muzikës është një qetësues i shkëlqyeshëm

  • 23 March 2018 - 14:29
Dëgjimi i muzikës është një qetësues i shkëlqyeshëm

Pak muzikë në kufje dhe dhimbjet e bezdisshme largohen. Sepse notat muzikore, në sajë të efekteve të tyre në tru, mund të jenë një lehtësim i shkëlqyeshëm i dhimbjes, siç kanë theksuar ekspertët e Shoqatës së anestezisë dhe analgjezisë:

“Muzika e perceptuar si zbutëse ose e këndshme aktivizon sistemin nervor parasympathetic dhe modifikon aktivitetin e disa zonave të trurit”, shpjegon Francesco Burrai i Universitetit të Bolonjës.

“Kjo redukton prodhimin e kortizolit, hormoneve të stresit dhe molekulave të tjera me efekte të ngjashme me adrenalin, duke rritur sintezën e oksitocinës (të quajtur “hormoni i lumturisë”). Për më tepër, duke dëgjuar meloditë relaksuese zvogëlohen molekulat pro-inflamatore dhe rriten sinjalet anti-inflamatore, duke përmirësuar aftësinë e sistemit imunitar për të reaguar”.

Rezultati është një efekt i provuar analgjezik: notat muzikore, për shembull, qetësojnë dhimbjen pas operacionit dhe lejojnë të ulin dozat e opioideve ose ilaçeve të tjera të dhimbjes.

“Muzika përdoret për menaxhimin e dhimbjeve tek fëmijët dhe të moshuarit, në kujdesin intensiv dhe në kujdesin paliativ, në kirurgji dhe në onkologji; në klinikë përdoret për të reduktuar shqetësimet e pacientit para ekzaminimeve të tilla si biopsi dhe endoskopi. 118 mjekë dëgjojnë muzikë për të lehtësuar tensionin gjatë punës, për shkak se përveçse i bën të sëmurët të ndihen më mirë, favorizon përqendrimin dhe kujtesën”

(Kosova Sot)