Për buzëqeshje të bardhë dhe aromë të këndshme, veproni kështu

  • 23 March 2018 - 14:55
Për buzëqeshje të bardhë dhe aromë të këndshme, veproni kështu

Zbardhja profesionale e dhëmbëve është shumë e shtrenjtë. Prandaj, nëse keni durim, në fakt, nëse nuk ju ngutet po të njëjtën të keni dhëmbë të bardhë se bora, atëherë duhet ta provoni këtë recetë natyrale për të pasur një buzëqeshje të bardhë. Krejt çfarë ju nevojitet është uthulla e mollës. Në pyetje është një ushqim që jo vetëm se i zbardh dhëmbët, por prej tyre heq edhe njollat e vështira (madje edhe ato nga duhani), e më pas freskon edhe aromën nga goja. Mirëpo, shkaku i fortësisë së vet, uthulla e mollës nuk guxon të përdoret pandërprerë, por mjafton ta tretni një lugë të madhe të uthullës në një gotë me ujë. Në fillim merrni një gllënjkë të vogël nga tretja e bërë e me të shpëlani mirë gojën, e më pas e pështyni. Më pas, në gotë futni një brushë të dhëmbëve, dhe me të fërkoni dhëmbët si zakonisht dhe në fund i shpëlani me ujë. Që pas ditës së parë, do të vëreni se për një apo dy nuanca dhëmbët i keni më të bardhë, aroma do të jetë më e freskët, derisa goja më e pastër se kurrë më parë. Ky tretman për zbardhje ta përdorni së paku njëherë në dy ditë, sepse mund ta dëmtoni zmaltin e dhëmbëve. 

(Kosova Sot)