Pastrimi pranveror i organizmit

  • 24 March 2018 - 22:26
Pastrimi pranveror i organizmit

Flokë dhe fytyrë të thatë, dhimbje koke, mungesë energjie dhe lodhje, këto janë vetëm disa nga simptomat se organizmi është i lodhur nga dimri, era dhe të ftohtët dhe se është momenti i fundit për pastrimin pranveror të organizmit. Trupin duhet ta zgjoni me ushqimin e duhur dhe masat e duhura

UJI

Pa ujë të mjaftueshëm, trupi nuk mund t'i hedhë substancat e dëmshme të grumbulluara në organizëm. Me rëndësi është që gjatë mëngjesit të pini së paku gjysmë litër ujë, porsa të zgjoheni. Uji nuk duhet të jetë i fotot, por i vakët. Madje, në Azi ujin e pinë të ngrohtë, sepse shkrin yndyrën.

PERIMET

Në organizëm duhet të konsumoni sa më shumë pemë dhe perime, por të freskëta dhe sipas mundë- sive, organike. Gjatë pranverës, duhet të shmangni ushqimet me prejardhje nga shtazët, sidomos mishin e thatë. Hani mish peshku. Pranvera është koha e duhur për sallatë të gjelbër, rrepkë, majdanoz, qepë të reja, lakër jeshile,spinaq.

TRANGUJT

Pos se sa më shumë që hani aq më shumë i shkrimi kaloritë e grumbulluara në organizëm gjatë dimrit, trangujt po ashtu janë përplot me vitamina, ujë dhe me minerale. Mund të shkrijë edhe gurët e formuar në veshka dhe eliminon helmet. Është i shëndetshëm kundër diabetit, ul shtypjen e gjakut dhe përmban silic i cili ushqen flokun dhe eshtrat.

LIMONI

Limoni, pos se përmban shumë vitamina C, po ashtu pastron mëlçinë dhe shkrin helmet e grumbulluara, duke ndihmuar në hedhjen e tyre jashtë organizmit. Limonada po ashtu ndihmon në hedhjen jashtë të vrerit të grumbulluar. Limonin ta konsumoni në mëngjes, si limonadë pas gotës së parë të ujit të vakët.

HUDHRA

Hudhra është antibiotik natyral shërues dhe është një antioksidues i fortë që aktivizon enzimat e mëlçisë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Hudhra më mirë të konsumohet e freskët, është e mirë për zemër, derisa edhe picat pikante ndikojnë mirë te pankreasi, veshkat dhe lukthi.

SHËTITJET

Në pranverë, duhet shtuar edhe aktivitetet fizike dhe të filloni me gjimnastikë të rregullt të mëngjesit dhe të shëtisni për çdo ditë, së paku gjysmë orë. Do të ishte mirë të notoni, shmangni transportin, ecni më shumë. 

(Kosova Sot)