Ushqimet që nga dukja dallohen nëse janë të trajtuara me kemikate apo janë organike

  • 18 April 2018 - 22:10
Ushqimet që nga dukja dallohen nëse janë të trajtuara me kemikate apo janë organike

KAROTAT

Mos u mashtroni nga madhësia e tyre, sidomos edhe ato me ngjyrë të portokalltë të ndezur. Megjithëse mund të jenë të mëdha dhe të shijshme, ato nuk janë të rekomandueshme. Po ashtu, kujdes me njollat që mund të kenë.

PATATET

Patatet absorbojnë shumë kemikate. Më së miri është të zgjidhni ato me madhësi mesatare dhe mos lejoni të josheni nga ato patatet e mëdha dhe të lëmuara. Po ashtu, prekni lëvoren me thua, nëse çahet, mund ta blini pa frikë.

DOMATET

Është e lehtë të kontrolloni nëse domatet janë organike. Këtë mund ta verifikoni me të prekur. Nëse e vëreni se lëvorja duket artificiale dhe mund të vëreni linja të bardha, atëherë përmbajnë nitrate. Domatet duhet të kenë ngjyrë homogjene.

TRANGUJT

Kur të blini trangujt, duhet të kërkoni pjesën e fortë në fund. Do të ishte më mirë t'i konsumoni gjatë sezonit. Nëse preni një trangull, nga brenda nuk shihni farat, më së miri është ta hidhni, sepse është i mbushur me substanca helmuese.

LAKRA

Edhe lakra është një ushqim lehtë i dallueshëm nëse është apo nuk është prodhim natyral dhe pa kemikate. Duhet t'i kontrolloni gjethet e lakrës nëse janë të pastra, të holla dhe kanë ngjyrë unike.

MOLLËT

Megjithëse mollët e mëdha pa asnjë njollë duken më të shijshme, më mirë t'i zgjidhni ato me madhësi më të vogël, me disa pa-përsosmëri të vogla dhe gjysmë të gjelbra. Për t'u siguruar se është një mollë organike, e mbuloni me ujë të valuar. Nëse lëvorja bëhet e yndyrshme, hiqeni qafe.