Kjo është lista e ushqimeve më të shëndetshme me ngjyrë të kuqe

  • 20 April 2018 - 08:22
Kjo është lista e ushqimeve më të shëndetshme me ngjyrë të kuqe

P ranvera dhe vera janë stinë të veçanta, ku mund të kënaqeni në vetitë shëruese dhe ushqyese të pemëve dhe perimeve me ngjyrë të kuqe, ngjyra e kuqe dëshmon se janë të mbushura me antioksidues.

SPECAT E KUQ

Vetëm gjysma e një ushqimit çudibërës si ky plotëson nevojat e përditshme të organizmit me vitamina C, antioksidues ky që ndihmon në parandalimin e kancerit.

FASULJA E KUQE

Fasulja e kuqe posedon nivel të lartë me antioksidues, më shumë se boronicat. Krahas kësaj, përmbajnë edhe në parandalimin e rrezikut nga kanceri, diabeti, infarkti dhe sëmundjet kardiovaskulare.

MJEDRAT

Një studim holandez ka zbuluarse mjedrat kanë ketë herë më shumë antioksidues të shëndetshëm për zemër sesa brokoli. Krahas kësaj, mejdrat mbrojnë nga sëmundjet malinje dhe e forcojnë imunitetin.

PANXHARI Kjo perime e ëmbël ndihmon në mbrojtjen nga kanceri në zorrë të trashë. Përzieni me vaj ulliri ose zieni në avull dhe do të keni një salcë me ngjyrë të bukur.

DREDHËZAT

Dredhëzat e ulin kolesterolin, e forcojnë sistemin imun dhe zemrën si dhe e ulin shtypjen e lartë të gjakut. Fenolet që gjenden në dredhëza e ulin rrezikun nga kanceri.

(Kosova Sot)