Pini çdo ditë çajin nga hithrat, sepse shëron dhe pastron trupin nga helmet

  • 21 April 2018 - 10:06
Pini çdo ditë çajin nga hithrat, sepse shëron dhe pastron trupin nga helmet

Hithrat janë të pasura me vitamina, minerale dhe materie shëruese. Gjethja e hithrave në mënyrë efikase lehtëson dhimbjet reumatike, sepse qetëson dhimbjet gjatë lëvizjes dhe kur qëndroni të qetë. Preferohet për përdorim të brendshëm si diuretik, sepse mund të forcojë hedhjen e natriumit dhe acidet e urinës dhe lehtëson gjendjen te reumatizmi dhe artriti. Po ashtu, në një studim në Gjermani është dëshmuar se gjethet e hithrave kishin efekt të fortë kundër inflamacioneve.

Hithrat ndihmojnë te diarreja dhe ndihmon te hemorroidet. Çaji përdoret për pastrimin e rrugëve urinare, parandalimin e rërës në veshka, për rritjen e sasisë së urinës dhe te të gjitha proceset inflamatore në trup. Çaji nga hithrat - përbërësit: 2 lugë gjethe të hithrave; 250 ml ujë. 

Përgatitja: Gjethet e freskëta apo të thata të hithrave i përzieni me ujë të valuar, e lini të mbuluar për dhjetë minuta, e më pas procedoni.

Aplikimi: Pini tri gota në ditë te dhimbjet reumatike, lodha, anemia si dhe te oreksi i zvogëluar.

(Kosova Sot)