KY USHQIM NË MËNYRË NATYRALE HEQ GURËT NGA VESHKAT

  • 22 April 2018 - 15:45
KY USHQIM NË MËNYRË NATYRALE HEQ GURËT NGA VESHKAT

Meli është një nga drithërat më të njohura dhe ka veti të shumta shëruese. Përmban 15 për qind proteina, është e pasur me fibra, vitamina të kompleksit B, përfshirë niacinë, timinë e riboflavinë. Meli është burim i shkëlqyeshëm për minerale, sepse ka hekur, magnez, mangan, fosfor e kalium. Një recetë e vjetër i mjekësisë popullore ndihmon në pastrimin e veshkave, rërën dhe gurët e imët. Nevojiten 200 gr mel për ta futur në ujë. Në mbrëmje e vendosni melin në kavanoz të madh (3 litra) e mbushni 2/3 e kavanozin me ujin e valuar. E përzieni dhe e lini gjatë natës. Në mëngjes e përzieni dhe e konsumoni përnjëherë. Tretmani zgjat 10 deri 15 ditë.

 

(Kosova Sot)