Thoni lamtumirë gazrave me këto ushtrime efektive

  • 22 April 2018 - 15:52
Thoni lamtumirë gazrave me këto ushtrime efektive
Nëse shpesh vuani nga gazrat, ndoshta nuk ju ka shkuar mendja se ekzistojnë lloje të ndryshme të ushtrimeve që mund t'ju ndihmojnë të liroheni nga to, në vend se të merrni ilaçe. Megjithëse ekzistojnë të gjitha llojet e ilaçeve në treg, gjithmonë është më mirë të provoni diçka natyrale.
Image

POZA E FËMIJËS

Me gjasë e dini tashmë këtë pozë, që po ashtu njihet edhe si "Balasana". Kjo pozë përfshin lakimin poshtë dhe të uleni me ijët sipër këmbëve tuaja. Më pas shtrini duart tuaja përpara jush. Ju rekomandojmë që të qëndroni në një pozitë si kjo për minimumi dy minuta. Në këtë mënyrë, trupi juaj mund të relaksohet dhe të hiqni qafe gazrat. Kjo pozë ndryshe mund të bëhet edhe me fytyrën lart. Kur të jeni shtrirë, mblidhni këmbën dhe e përqafoni drejt vetes. Nëse mund ta kapni këmbën, edhe më mirë.

Image

POZA E LIRIMIT TË GAZRAVE

Vetë emri i kësaj poze thotë gjithçka. Është një nga pozat më efektive për të hequr qafe gazrat. Shtrijuni me fytyrën lart dhe shtrini këmbët. Mblidhni njërën nga këmbët dhe e sillni afër jush. Kjo është e ngjashme me pozën e fëmijës me fytyrën lart. Sa më lart e ngrini gjurin, aq më mirë. Duhet ta mbani këtë pozitë për së paku 30 sekonda. Kur ta përqafoni këmbën, provoni ta prekni hundën me gjurin tuaj.

Image

POZA E LËRIMIT

Poza e lërimit është përdorur shumë në joga dhe është një ushtrim i shkëlqyeshëm për heqjen qafe të gazrave. Për ta bërë këtë, shtrihuni me fytyrën lart dhe drejtoni këmbët përpjetë. Nëse mundeni, ngrini trupin tuaj ashtë që të përshtatet nga pjesa e shpinës. Për fillim, ndihmoni vetes duke përdorur duart për të përkrahur pjesën e poshtme të shpinës. Pastaj, duke përparuar lëvizni përpara duke qenë në gjendje që të shtrini këmbët sipër kokës tuaj. 

Image

POZA E DEVESË

Ky ushtrim po ashtu jep rezultate të hatashme. Duke u lakuar pa u mbështetur fare në këmbët tuaja, lini duart e varura është dhe shtrini belin përpara. Ideja është që të formoni një hark me trupin tuaj dhe prekni shputat e këmbëve me duart tuaja. Për ta bërë më rehat, sigurohuni që koka juaj është e relaksuar. 

(Kosova Sot)