USHQIMI PËR LËKURËN TUAJ: "SMOOTHIE" NGA LAKRA JESHILE

  • 23 April 2018 - 08:19
USHQIMI PËR LËKURËN TUAJ:

Lakra jeshile është ushqim të cilën nuk jemi mësuar ta konsumojmë të papërpunuar, por gjethet e saj mund të janë shumë të shëndetshme kur përfshihen në një 'smoothie'. Përbërësit: 100 g lakër jeshile të freskët (gjethet e lakrës jeshile); 200 ml lëng molle; 1 shkop selino; Një lugë lëng limoni; Pak akull; Përgatitja: Të gjithë përbërësit i përzieni në blender dhe përzieni derisa të fitoni një lëng të trashë. Nëse ditën e filloni me këtë pëzierje, ndikon mirë në lëkurë dhe e përshpejton metabolizmin, derisa shndërrohet edhe në aleat të mirë edhe për humbjen në peshë. 

 

 

(Kosova Sot)