20 minuta ushtrime çdo ditë, ulin rrezikun e prekjes nga depresioni

  • 26 April 2018 - 14:59
20 minuta ushtrime çdo ditë, ulin rrezikun e prekjes nga depresioni

Hulumtimet e reja kanë treguar se ushtrimi për 20 minuta në ditë redukton rrezikun me 1/3 për të rënë në depresion, gjatë jetës.

Një ekip ndërkombëtar hulumtuesish, duke përfshirë ekspertë nga King’s College në Londër, zbuloi se njerëzit me nivele më të larta të aktivitetit fizik kishin norma më të ulëta të depresionit në jetë, pavarësisht faktorëve të jetesës si mosha, pirja e duhanit dhe indeksi i masës trupore (BMI).

Studimi, që përfshiu më shumë se 250,000 njerëz dhe u botua në Journal Amerikane të Psikiatrisë, zbuloi se depresioni mund të parandalohej pa marrë parasysh se ku ndodheshin pjesëmarrësit.

Përmbushja e nivelit të rekomanduar minimal javor të ushtrimit të NHS-së ul rrezikun e depresionit me 1/3 në krahasim me njerëzit që nuk plotësuan kërkesat e 150 minutave në javë.

Efekti mbrojtës u shfaq edhe kur merren parasysh faktorë të tjerë shëndetësorë, tha Dr. Brendon Stubbs, nga King’s College London, i cili është Kryetar i Fizioterapisë në Londrën e Jugut dhe Maudsley i Fondacionit NHS.

Të dhënat u grumbulluan nga 49 studime unike në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Australi, Brazil, Belgjikë dhe Suedi të njerëzve që nuk kishin sëmundje mendore, për të përcaktuar nëse nivelet e aktivitetit fizik ishin të lidhura me rrezikun që një individ të bie në depresion.

Në total, 266,939 individë u vëzhguan në një periudhë prej shtatë vjet e gjysmë dhe të dhënat u krahasuan.

Autorët e raportit tani duan të shohin hulumtimin e tyre të zbatuar në ndryshimet e politikave që pasqyrojnë rëndësinë e ushtrimit fizik.

Dr. Simon Rosenbaum, studiues i lartë në Universitetin e New South Wales  Sydney dhe Instituti Black Dog, tha: “Sfida është të sigurojmë që kjo dëshmi e madhe të përkthehet në një ndryshim kuptimplotë politikash që krijon mjedise dhe mundësi për të ndihmuar të gjithë, anëtarët e shoqërisë sonë, të angazhohen në aktivitete fizike”.

Dr. Joseph Firth, hulumtues në Institutin e Kërkimeve Shëndetësore të NICM në Universitetin Western Sydney, shtoi: “Prova bindëse e paraqitur këtu siguron një rast edhe më të fortë për përfshirjen e të gjithë njerëzve në aktivitete të rregullta fizike; përmes shkollave, vendeve të punës, programeve të kohës së lirë dhe gjetkë, në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun e depresionit përgjatë jetës”.

(Kosova Sot)