VETITË SHËRUESE TË FARAVE TË ZEZA

  • 26 April 2018 - 16:59
VETITË SHËRUESE TË FARAVE TË ZEZA

"Nigella sativa", ose farat e zeza, është një bimë njëvjeçare që rritet midis 20-90 cm. Lulet e saj zakonisht janë delikate dhe me ngjyra të ndryshme, si të bardha, të verdha, pink, të kaltra apo vjollcë.

PËR ÇFARË MUND TË PËRDOREN?

Në mënyrë tradicionale, farat e zeza janë përdorur për tretmanin e çrregullimeve të ndryshme apo sëmundjeve që janë ndërlidhur me sëmundjet e organeve respiratore, sistemin imun, tretjen apo edhe sistemin kardiovaskular. Për shembull, në kulturën hindu dhe atë arabe, farat e zeza dhe vaji i tyre ishin përdorur për ushqim dhe mjekësi. Ndërkohë, në të gjitha vendet e Azisë Juglindore dhe në Lindjen e Mesme ato janë përdorur për të trajtuar reumatizmin, sëmundjet inflamatore, bronkitisin dhe astmën.

SI MUND TË PËRDOREN?

Farat e zeza mund të përdoren në disa mënyra të ndryshme: Përbërësit aktivë nxirren përmes farës, përmes procesit të ngjyrimit. Ky prezantim është përdorur në rastet e tretjes jo të mirë, mungesës apo humbjes së oreksit, diarresë, skuqjeve në lëkurë.

VAJI I FARAVE TË ZEZA

Në këtë rast, vaji i farave të zeza mund të përdoret si antiseptik, por edhe si analgjetik.

FARAT

Duke i konsumuar farat e zeza të pjekura apo "Nigella Sativa", në këtë mënyrë janë shumë të dobishme për të ndalur të vjellat e tepërta.

VETITË SHËRUESE TË FARAVE TË ZEZA

"Nigella sativa" është një nga bimët më të studiuara dhe të hulumtuara në botë viteve të fundit. Si rezultat i kësaj, ka shumë studime e fakte në lidhje me përdorimin e tyre. Për më shumë, ka shumë studime të ndryshme shkencore që bindin dhe dëshmojnë se përmirësojnë shëndetin nëse i konsumoni në mënyrë të moderuar. Midis substancave shëruese të gjetura në këtë lloj të farës, posedon substancën "thymoquinone", komponent kryesor bioaktiv i vajit esencial. Po ashtu, përmban edhe "alpha-hederina". Kjo është një substancë që shkrihet në ujë që funksionon si përbërës kundër kancerit. Për më shumë, përmban proteina, yndyrë të shëndetshme, karbohidrate dhe fibra. "Nigella sativa" po ashtu përmban edhe një sasi të konsiderueshme me vitamina dhe minerale, përfshirë këtu kalium, zink, hekur. Po ashtu, përmbajnë edhe acide jo të ngopura, si acidin linoleik (50 deri 60 për qind) dhe acidin oleik (20 për qind). Ja disa nga efekte se si ndikojnë farat e zeza për organizmin e njeriut: Antidiabetik, Kundër mikrobeve, Kundër inflamacioneve, Kundër bronkeve, Mbrojnë zorrët. 

(Kosova Sot)