Uleni yndyrën në gjak me këtë ilaç shtëpiak

  • 26 April 2018 - 17:01
Uleni yndyrën në gjak me këtë ilaç shtëpiak

Pakësimi dhe eliminimi i yndyrave nga gjaku është punë e lodhshme, madje edhe atëherë kur ekziston terapia dhe disiplinë. Ilaçet për rregullimin e triglicerideve kërkojnë përdorim të gjatë, prandaj një numër i madh i njerëzve e humb durimin. Për ta, mjekësia alternative ofron një ilaç për të cilin thuhet se pos se ul nivelin e yndyrës në gjak, njëkohë- sisht pastron edhe organizmin. Për përmirësim duhet pritur dy muaj, kur edhe duhet bërë analizat për kontroll. Për përgatitje të ilaçit preni në rriska të holla një kilogram limon dhe i hidhni në enën me dy lira ujë. Bluani 400 gramë selino dhe i përzieni me limonët. I vendosni në shporet, e kur të kenë vluar i lini të zihen në zjarr të fortë edhe për 20 minuta, e më pas i lini të ftohen. Përmbajtjen ta kulloni, e radhisni nëpër shishe dhe i ruani në vend të ftohtë. Pini nga 100 ml, tre herë në ditë para shujtave. Nëse ju duket i fortë, mund ta përzieni me ujë mineral. 

 

 

(Kosova Sot)