Katër pika në trup që lirojnë nga mbipesha

  • 26 April 2018 - 19:25
Katër pika në trup që lirojnë nga mbipesha

Akupunktura dhe akupresura, tash e mijëra vjet, u ndihmojnë njerëzve që të heqin qafe probleme të shumta shëndetësore. Në vijim ju sjellim katër pika, duke i stimuluar ato do të humbni në peshë. PIKA NË VESH Bërja masazh e kësaj pike nxit përshpejtimin e metabolizmit, që kontribuon me humbjen në peshë, në të gjitha pjesët e trupit. Duhet t'i bëni masazh me gishtin e madh prej 3 minuta në ditë. Pas kësaj do ta vëreni se trupi juaj ka më shumë energji.

PIKA NË FYTYRË

Kjo pikë gjendet saktësisht midis hundës dhe buzës së sipërme. Duhet ta stimuloni dy herë në ditë, me nga 5 minuta. Një masazh si ky ndihmon në kontrollimin e urisë dhe nervozizmit.

PIKA NË DORË

Kjo është pika kyçe në trup, përtej saj kalojnë energjitë e organeve të brendshme. Duke i bërë masazh, trupi heq qafe ngrohtësinë e trupit dhe nxit punën e mirë të zorrëve. Kësaj pike i bëni masazh një minutë, 2-3 herë në ditë.

PIKA NË KËMBË

Kjo pikë është më e përdorura në akupunkturë. Jo vetëm se përmirëson tretjen, por edhe në shërimin e inflamacioneve në krejt trupin. Gjendet nën gju.

(Kosova Sot)