Gjashtë ilaçe shtëpiake që shërojnë dhimbjet e eshtrave - Shëndetësia - Kosova Sot
Gjashtë ilaçe shtëpiake që shërojnë dhimbjet e eshtrave

Gjashtë ilaçe shtëpiake që shërojnë dhimbjet e eshtrave

USHQIMET E PASURA ME VITAMINA D

Vitamina D është vitamina që e promovon absorbimin e kalciumit në eshtra. Mungesa e vitaminave D vjen si pasojë e ushqimit jo të mirë apo mungesës së ekspozimit ndaj diellit. Kjo shkakton plogështi në sistemin skeletor. Po ashtu prek edhe mëlçinë dhe dobëson qëndrueshmërinë e organeve sepse nuk rregullohet kalciumi dhe fosfori në gjak.

VAJI I MËLÇISË SË MERLUCIT

I nxjerrë nga mëlçia e llojit të peshkut të quajtur merluc, ky vaj është përdorur si një ilaç shtëpiak esencial për ta luftuar artrozën, një sëmundje kjo që prek nyjat dhe shkakton dhimbje dhe çrregullime në eshtra. Në të kaluarën, ishte rekomanduar për zhvillimin e sistemit skeletor te fëmijët. Megjithatë, këto ditë përdoret si suplement për të përmirësuar simptomat e dhimbjes.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili është rrënjë me përbërës kurues për disa sëmundje që prekin funksionimin e trupit. Falë përbërësve të tij kundër dhimbjeve dhe kundër inflamacioneve, ndihmon në reduktimin e dhimbjeve në eshtra që shkaktohen nga artriti. Mund ta përdorni në mënyra të ndryshme, megjithëse më e përhapur është çaji dhe në formë të kompresave.

HITHRAT

Hithrat kanë veti prej diuretiku që pastrojnë gjakun dhe ndihmojnë në reduktimin e inflamacioneve të prekura nga dhimbjet në nyja apo dhimbjen në eshtra. Përbërësit: 1 lugë hithra (15 g) 1 gotë ujë (250 ml) Përgatitja: Vloni ujin dhe, kur të vlojë, shtoni hithrat. E lini për 10 minuta, përzieni dhe pini. 

KAMOMILI

Ngjashëm me hithrat, kamomili ka përbërës kundër inflamacioneve që ndihmojnë te dhimbjet në eshtra. Aplikojeni duke ju bërë masazh vendeve ku ndjeni dhimbje me lëvizje që ndihmojnë qarkullimin e gjakut. Kjo formë përmirëson çrregullimet në sistemin skeletor. Për më shumë, merruni me ushtrime fizike për të përmirësuar gjendjen e eshtrave.

QUMËSHTI I SOJËS

Provoni të pini qumështin e sojës më shpesh, pasi që është i pasur me kalcium dhe është 100 për qind natyral, pa yndyrë dhe shumë i shëndetshëm. Një gotë qumësht soje me pemë të thata në mëngjes ju ngop dhe ju mbush me energji për të filluar ditën. Mos harroni se një trup dhe mendje e shëndoshë kanë nevojë për ushtrime. 

(Kosova Sot)

 

16 orë e 48 minuta më parë
17/10/18