Provojeni këtë ilaç vendor me argjilë, uthull dhe lakër, kundër hernisë

  • 16 May 2018 - 16:49
Provojeni këtë ilaç vendor me argjilë, uthull dhe lakër, kundër hernisë

Nëse jeni në kërkim të një ilaçit për të reduktuar herninë, sepse jeni duke vuajtur në vazhdimësi nga dhimbjet, mund të përcaktoheni për kombinimi me tre përbërës. Argjila, fletët e lakrës dhe uthulla e mollës që të gjitha i gjeni me lehtësi, kanë efekte të forta kundër inflamacioneve.

ARGJILA Është një nga ilaçet më të vjetra në botë. Besojeni apo jo, argjila është aplikuar me shekuj rresht për gjendje dhe sëmundje të ndryshme për të qetësuar dhe reduktuar inflamacionet. Argjila ka veti të shumta shëruese. Ofron një sasi të madhe me minerale të ndryshme përmes poreve në lëkurë. Përdorimi i saj është i thjeshtë. Vetëm e përzien me ujë dhe e aplikoni në lëkurë.

UTHULLA E MOLLËS Uthulla e mollës, është lëng që rregullon pH-në, stimulon qarkullimin e gjakut dhe redukton inflamacionet. Për këtë arsye, lehtëson shërimin e lëndimeve që mund t'i keni kur e aplikoni në lëkurë. Po ashtu, ka vlera të larta ushqyes,e është e pasur me vitamina, minerale dhe enzima, që e shndërrojnë në suqhim të shëndetshëm po ashtu.

LAKRA Lakra është perime që pranë vetes posedon një sasi të madhe me përbërës shërues. Midis tyre, ka efekt kundër inflamacioneve dhe ka veti prej analgjetiku. Të gjitha këto ndihmojnë në qetësimin e inflamacioneve, si ato të shkaktuara nga hernia. Nga fletët e lakrës mund të përgatisni edhe lëng.

PËRBËRËSIT: 5 lugë pluhur argjile (100 g), 2 lugë uthull molle (30 ml), 1 gota ujë (200 ml), 2 ose 3 fletë lakre. Përgatitja dhe aplikimi: Përzieni argjilën, uthullën me ujë. Më pas, do të keni një masë të lëngshme krem që është gati për ta aplikuar. Nëse është tepër e trashë, mund t'ia shtoni pak ujë. Kur dëshironi ta përdorni, shtrini një fletë lakre, mund ta vendosni edhe në ujë të nxehtë për disa sekonda. Më pas e aplikoni në hapësirat ku ndjeni dhimbje. E lini të veprojë për gjysmë orë, ose derisa të thahet argjila. 

(Kosova Sot)