Arsyet pse duhet t'a konsumoni qumështin e dhisë

  • 20 May 2018 - 10:14
Arsyet pse duhet t'a konsumoni qumështin e dhisë

Qumështi i dhisë përdoret te pacientët onkologjikë gjatë terapisë, por edhe disa ditë pas përfundimit të terapisë. Ja edhe disa veti shëruese të qumështit të dhisë.

1. Për personat e prirë ndaj alergjive - qumështi i dhisë është zbulim i vërtetë. Për dallim nga qumështi i lopës, nuk përmban substancat e quajtura "alfa S1 kazein", shkaktar kryesor i alergjisë në qumësht.

2. Në qumështin e dhisë ka 13 për qind më pak sheqer qumështi (laktozë) se në të lopës. Prandaj ju shkon për shtati personave që nuk e durojnë laktozën, sepse përdorimi i tij nuk shkakton diarre as fermentim në zorrë.

3. Qumështi i dhisë dallon nga ai i lopës nga përmbajtja e aminoacideve të pangopura dhe përbërëses së tyre të veçantë, që parandalon formimin e shtresave apo pllakave yndyrore të kolesterolit.

4. Organizmi pothuajse në tërësi absorbon proteinat e vlefshme nga qumështi i dhisë.

5. Qumështi i dhisë është më i mirë se ai i lopës, sepse përmban aminoacide të pazëvendë- sueshme.

6. Për sistemin kardiovaskular, qumështi i dhisë është më i shëndetshëm se ai i lopës. Përmban më shumë kalium, që normalizon ritmin e zemrës.

7. Qumështi i dhisë përmban më shumë bakër, mangan. 

(Kosova Sot)