Lëngjet që shkrijnë dhjamin, të cilat domosdo duhet provuar

  • 21 May 2018 - 20:39
Lëngjet që shkrijnë dhjamin, të cilat domosdo duhet provuar

Që të gjithë ne kemi dëshirë të kemi një trup vital përmes ushqimeve që hamë. Gjithkush provon dieta të ndryshme për të shkrirë yndyrën, por nganjëherë thjesht kjo nuk funksionon. Nëse keni nevojë për ndihmë për të humbur në peshë, ndoshta duhet të provoni t'i përgatisni disa lëngje që ju ndihmojnë në këtë drejtim

LËNGU ME KANELLË DHE MJALTË

Një nga recetat më të mira për të provuar kur bëhet fjalë për të shkrirë yndyrën është lëngu me kanellë dhe mjaltë. Merrni një gotë ujë dhe shtoni një lugë mjaltë dhe gjysmë luge kanellë. Sigurohuni që përbërësit të mos i hidhni në ujë të ngrohtë apo të valuar. Le të ftohtët uji së pari, kështu që përbërësit të mbesin aktivë. 

NXITËSI I ENERGJISË

Kjo recetë është e përsosur për ata që kanë nevojë për ekstra energji për nevojat e shkrirjes së yndyrës. Ju nevojitet një trangull, pak shafran, gjysmë gote ujë, një gotë lakër të gjelbër, ½ e gotës rriska ananasi dhe një gotë spinaq. Përbërësit i derdhni në blender dhe i përzieni. Mund t'ia shtoni lëngun e një limoni për shtytje shtesë në shkrirjen e yndyrës. LIME DHE UJË MJALTI Nuk keni nevojë të shpenzoni shumë për t'i futur në veprim shkrirjen e dhjamit. Në fakt, ju nevojiten vetëm një lugë mjaltë dhe lëngun e një limesë së shtrydhur në një gotë me ujë dhe i përzieni. Limeja dhe mjalti janë dy nga përbërësit që mund t'i përdorni në mënyrë që metabolizmi të punojë më shpejt. Këtë pije mund ta konsumoni sa herë të dëshironi, sa herë dëshironi t'i ndihmoni trupit me shkrirjen e dhjamit.

LËNGU ME MOLLË

Mollët janë ideale për të gjithë ata që duan të shkrijnë yndyrën, kështu që përse mos t'i përdorni në një lëng? Në këtë recetë, ju nevojiten dy mollë, 1 xhenxhefil të bluar, gjysmë gotë me ujë, 3 karota dhe 2 kërcej selino. Filloni duke shtrydhur krejt përbërësit më pas i përzieni në një 1 gotë. Shtoni pak akull në gotë për të pasur pije më të freskët.

KAFEJA E ZEZË

Kur bëhet fjalë për përshpejtimin e metabolizmit, përcaktohuni për kafenë e zezë. Sikurse vetë emri që ju sugjeron, anashkaloni qumështin dhe sheqerin dhe vetëm ta konsumoni ashtu si është. Kafeina e pranishme në kafe bën që metabolizmi të funksionojë më shpejt. Po ashtu, kafeja e zezë është burim i energjisë saqë nuk i ndjeni dhimbjet.  

(Kosova Sot)