Arsyet pse lëngu i ngrohtë me xhenxhefil është më i mirë se çaji

  • 22 May 2018 - 13:44
Arsyet pse lëngu i ngrohtë me xhenxhefil është më i mirë se çaji

Në këto ditë të ftohta, lëngu i ngrohtë nga xhenxhefili ngroh eshtrat e ftohur dhe me ndihmën e tij do të mposhtni ftohjet dhe shumë dhimbje, raporton Gazeta Kosova Sot

PËRBËRËSIT: Xhenxhefil të freskët 1 litër ujë të thjeshtë Disa lugë mjaltë 1 limon

PËRGATITJA: Qëroni rrënjën e xhenxhefilit dhe e preni në rriska të holla. E hidhni në enën me ujë dhe e vloni së paku për 15 deri 20 minuta në zjarr të lehtë. Më pas e hiqni nga zjarri dhe e lini të qëndrojë 5 minuta. Hiqni xhenxhefilin nga lëngu, lëngun e ëmbëltoni me mjaltë, shtoni pak lëng limoni dhe e pini të ngrohtë.

ARSYET PSE DUHET TA PINI NJË LËNG SI KY: 1. Forcon trupin dhe imunitetin 2. Përshpejton shërimin nëse jeni të sëmurë 3. Qetëson mundimet dhe nervozizmin në lukth 4. Ndikon mirë në sistemin nervor 5. Përmirëson tretjen dhe punën e zorrëve, zvogëlon fryrjet 6. Përmirëson qarkullimin e gjakut 7. Ju ngroh më shumë se secila batanije. 

(Kosova Sot)