PËR 10 MUAJ HIQNI 40 KG: DIETA QË ADHUROHET NGA E GJITHË BOTA

  • 22 May 2018 - 19:01
PËR 10 MUAJ HIQNI 40 KG: DIETA QË ADHUROHET NGA E GJITHË BOTA

A keni dëgjuar për dietën skandinave? Një në pesëdhjetë persona në Skandinavi aktualisht janë në këtë dietë, e një nënë e pesë fëmijëve thotë se për dhjetë muaj ka humbur 40 kilogramë. Si funksionon dieta? Secila shujtë përbëhet nga katër porcione, që i përgjigjen madhë- sisë së duarve, përkatësisht sa ushqim mund të mbani. Dy porcione i bëjnë perimet. Porcionin e tretë e përbëjnë proteinat, si vezët, peshku, e katërta janë karbohidratet si orizi, pasta, drithërat integrale, e edhe pemët. Më secilën shujtë lejohen 2-3 lugë vaj, apo përfshini avokado, fara dhe fruta me lëvozhgë të fortë. Disa nga kombinimet: Kafjalli: Dy vezë, brokoli të pjekur dhe bukë të thekur. Dreka: Gjoks pule, avokado, patate të ëmbël të pjekur, kungulleshkë në avull dhe spec. Darka: Salmon, oriz të vrugët, bizele, karotë dhe borania.

 

(Kosova Sot)